Ndërlidhjet

Indi: Treni shtyp nje grup peligrinësh, vdesin 30


Treni i djegur nga masa e zemëruar që u shtypën derisa treni ishte në lëvizje, 19 gusht 2013
Treni i djegur nga masa e zemëruar që u shtypën derisa treni ishte në lëvizje, 19 gusht 2013
Një tren ka shtypur një grup të peligrinëve hindu të cilët kanë qenë në hekurudhë në Indinë lindore, duke vrarë më shumë se 30 persona.

Aksidenti i së hënës ka ndodhur në stacionin hekurudhor Dhamara Ghat në shtetin Bihar.

Zyrtarët e hekurudhës indiane kanë thënë se treni i shpejtësisë së lartë nuk është dashur të ndalet, mirëpo disa njerëz kanë menduar se ai do ndalet në stacion dhe nuk janë larguar menjëherë kur e kanë parë trenin të afrohet.

Pasi treni është ndaluar, turma e zemëruar i kanë nxjerrur shoferët jashtë dhe i kanë rrahur.

Një nga shoferët ka vdekur për shkak të lëndimeve që i ka marrë, tjetri është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Turma e zemëruar e njerëzve gjithashtu i ka vënë zjarrin disa prej vagonëve dhe më pas nuk i kanë lejuar ekipet e shpëtimit që të shkojnë te vendi i aksidentit.
XS
SM
MD
LG