Ndërlidhjet

logo-print

BE: Takim i jashtëzakonshëm për situatën në Egjipt


Herman Van Rompuy (djathtas) dhe Jose Manuel Barroso

Herman Van Rompuy (djathtas) dhe Jose Manuel Barroso

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, këtë të Mërkurë, do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm për Egjiptin.

Vendimi u bë pasi diplomatë të lartë nga vendet anëtare, u takuan sot në Bruksel, në përgatitje të një rundi të bisedimeve për krizën në Egjipt.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, mbrëmë, në një deklaratë të përbashkët, thanë se “zhvillimet aktuale në Egjipt, dhe veçanërisht përshkallëzimi i dhunës gjatë ditëve të fundit, janë jashtëzakonisht shqetësuese”.

Mëtutje, ata kanë theksuar se “është e rëndësisë madhore që dhuna të ndalet menjëherë”.

Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se do t’i “rishqyrtoj urgjentisht lidhjet” me Kajron, pas vrasjes së së paku 830 njerëzve, javën e kaluar, në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG