Ndërlidhjet

Shkup: Aktakuza për 10 vetë lidhur me plaçkitjen në postë


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit
Policia e Maqedonisë ka paraqitur aktakuza kundër 10 personave të punësuar në Postën e Maqedonisë, meqë për shkak të lëshimeve të tyre kanë mundësuar plaçkitjen e një sasie të madhe të parave të gatshme, në një postë në Shkup, kanë raportuar sot mediat në këtë vend.

Policia i ka kuzuar ata për shkak të punës së pandërgjegjshme, pasi asnjë derë siguruese në postë nuk ishte mbyllur më 26 Korrik të këtij viti, kur ndodhi plaçkitja.

Dy thasë me para ishin në një zyre të pambyllur dhe pa kurrfarë sigurimi fizik, kësahtu që hajnat, për më pak se një minutë, kanë hyrë në këtë zyre, i kanë marrë paratë dhe janë larguar nga posta, me më se 13 milionë denarë (afro 220 mijë euro).
XS
SM
MD
LG