Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Pistorius u akuzua për vrasje të paramenduar


Oscar Pistorius gjatë garave në Londër
Oscar Pistorius gjatë garave në Londër
Ylli sportiv paralimpik i Afrikës Jugore, Oscar Pistorius, sot formalisht është akuzuar për vrasje të paramenduar të dashnores së tij, Reeva Steenkamp.

Një gjykatë në Pretoria, në shqyrtimin e sotëm, poashtu, e ka caktuar datën 3 Mars të vitit të ardhshëm, për fillimin e porcesit kundër tij.

Oscar Pistorius, ka pranuar se ka shtënë katër herë në derë të banjos në shtëpinë e tij në Pretoria, në muajin Shkurt të vitit të kaluar, me ç’rast e ka qëlluar për vdekje dashnoren e tij, Reeva Steenkamp.

Pistorius nuk ka pranuar se ka kryer vrasje, duke thënë se gabimisht e kishte qëlluar dashnoren e tij, duke menduar se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tij.

Oscar Pistorius, është invalid, me dy këmbët e amputuara, dhe është i njohur me pseudonimin “vrapuesi-thikë”, për shkak të protezave metalike që i ka në të dy këmbët.

Ai ishte ndër sportistë më të njohur në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Londër në vitin 2012.

Arrestimi i tij dhe pastaj akuza për vrasje, i kanë shokuar miliona njerëz në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG