Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra mijëra refugjatë kalojnë në Irak


Pamje e një kampi të refugjatëve nga Siria në Irak
Pamje e një kampi të refugjatëve nga Siria në Irak
Kombet e Bashkuara thonë se afro 30 mijë refugjatë kanë hyrë në pjesën veriore të Irakut, nga Siria, prej ditës së Enjte.

Youssef Mahmoud, zëdhënësi i Komisariatit të Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), në rajonin kurd të Irakut, tha se numri ka arritur në 30 mijë, meqë 3 mijë refugjatë e kaluan kufirin gjatë ditës së sotme.

Vala e fundit e refugjatëve, shumica prej tyre kurdë, ndodhi derisa po intensifikohen luftimet ndërmjet grupeve islamike dhe militantëve kurdë në pjesën verilindore të Sirisë.

Refugjatët mund të kalojnë nëpër një urë të re të imporvizuar, megjithqë pjesa më e madhe e kufirit të Irakut është e mbyllur.

Tashmë në Irak gjenden afro 154 mijë refugjatë sirianë të regjistruar.

UNHCR thotë se afro dy milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre gjatë konfliktit 29 mujor, duke kërkuar strehim të sigurt në Jordani, Turqi, Liban dhe Irak.
XS
SM
MD
LG