Ndërlidhjet

Iran: Banka private kërkon kompensim nga Britania


Selia e ndërtesës së bankës Mellat në qendër të Teheranit në Iran
Selia e ndërtesës së bankës Mellat në qendër të Teheranit në Iran
Banka më e madhe private e Iranit, Mellat, ka kërkuar 780 milionë dollarë amerikanë nga Ministria e Financave e Britanisë.

Kjo kërkesë u bë pasi Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur në muajin Qershor të këtij viti, se kundër bankës Mellat nuk është dashur të imponohen sanksione, lidhur me dyshimet për lidhje të saj me programin atomik të Iranit.

Londra i kishte ndaluar operacionet e bankës Mellat në Britani dhe në vitin 2009 i kishte bllokuar pronat e saj.

Kjo masë ishte zgjeruar edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, në vitin 2010.

Avokati i bankës Mellat, Sarosh Zaiwalla, i tha Radios Evropa e Lirë, redaksia për Iranin, se banka Mellat ka bërë një profit vjetor prej 340 milionë dollarësh amerikanë në Evropë, prandaj “është vlerësuar se humbja është përafërsisht 780 milionë dollarë”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Financave të Britanisë ka thënë se nuk është marrë kurrfarë kërkese dhe se kjo ministri, në mënyrë “të ashpër” do ta kontestoj çfarëdo kërkese për kompensim.
XS
SM
MD
LG