Ndërlidhjet

SHBA: Nuk është kërkuar arrestimi i personit Miranda


Gazetari Glenn Greenwald (majtas) me partnerin e tij David Miranda
Gazetari Glenn Greenwald (majtas) me partnerin e tij David Miranda
Uashingtoni thotë se nuk ka kërkuar nga Qeveria e Britanisë, që ta arrestoj partnerin e gazetarit, i cili i pari ka raportuar për programet sekrete të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.

Personi David Miranda ishte ndaluar për nëntë orë nga autoritetet britanike në aeroportin Heathrow në Londër, ditën e diel, sipas legjislacionit anti-terror.

David Miranda është partner i gazetarit Glenn Greenwald, i cili ka shkruar në gazetën londineze Guardian për programet e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.

Raportimi i tij ishte i mbështetur në informacionet e ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili tash është në Rusi, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është i akuzuar për spiunim.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka kërkuar që Londra ta arrestoj personin Miranda, por ka thënë se zyrtarët britanikë e njoftuan Uashingtonin se Miranda do të arrestohet.
XS
SM
MD
LG