Ndërlidhjet

OKB: Kërkohet qasje e plotë e inspektorëve në Siri


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që ekspertët e OKB-së, brenda Sirisë, që po zhvillojnë hetime nëse është përdorë armatim kimik, të kenë “qasje të plotë” në vendet e incidenteve të dyshuara.

Pas disa muajsh të negociatave, ekipi 20 anëtarësh i Kombeve të Bashkuara, të dielën arriti në Damask të Sirisë dhe gjatë ditës së djeshme e filloi punën.

Ata pritet se do të zhvillojnë hetime në tri vende, përfshirë edhe një fshat në perëndim të qytetit Aleppo.

Trupat e Qeverisë edhe kryengritësit e kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorim të armatimit kimik.

Duke folur mbrëmë para gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ban Ki-moon, tha se nëse konstatohet se është përdorë armatimi kimik brenda Sirisë, atëherë kjo do të “përbënte krim ndërkombëtar”.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Robert Serry, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, muajin e kaluar, se Kombet e Bashkuara i kanë marrë 13 raporte për dyshime për përdorim të armatimit kimik në Siri.
XS
SM
MD
LG