Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Musharraf akuzohet për vrasjen e Bhuttos


Pervez Musharraf

Pervez Musharraf

Një gjykatë në Pakistan sot e ka akuzuar ish-presidentin Pervez Musharraf, për vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.

Gjykata në qytetin Ravalpindi e akuzoi Musharrafin, që dikur ishte edhe komandant i ushtrisë pakistaneze, për vrasje dhe konsipracion për vrasje.

Gjatë seancës së mbyllur gjyqësore, Musharrafi tha se nuk është fajtor.

Raportohet se qindra policë ishin vendosur përgjatë rrugës kryesore që çonte për në gjykatë, derisa arrinte automobili me ish-presidentin Musharraf.

Analistët thonë se vendimi i gjykatës në Ravalpindi shënon herën e parë që Musharraf, apo ndonjë tjetër ish-shef i ushtrisë në Pakistan, është akuzuar për krime.
XS
SM
MD
LG