Ndërlidhjet

SHBA: Prokurorët kërkojnë 60 vjet burg për Manningun


Bradley Manning

Bradley Manning

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga gjyqtari ushtarak që ushtarin amerikan, Bradley Manning, ta dënojë më 60 vjet burg për shkak të dhënies së dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara, për faqen në Internet, WikiLeaks.

Prokurori Joe Morrow, këtë rekomandim e bëri gjatë argumenteve finale mbrëmë vonë, në gjykatën ushtarake në shtetin Merilend.

Avokati mbrojtës i ushtarit Manning nuk ka rekomanduar ndonjë kohëzgjatje specifike për dënim me burg, por ka sugjeruar se dënimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 25 vjet, pasi fshehtësia e disa dokumenteve, që i ka zbuluar Manning, skadon brenda 25 viteve.
XS
SM
MD
LG