Ndërlidhjet

Arrestohet lideri i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt


Muhammad Badie
Muhammad Badie
Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar sot herët në mëngjes, nga forcat e sigurisë së Egjiptit, në kryeqytetin Kajro, raportojnë mediat shtetërore.

Shtatëdhjetë vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

Arrestimi i tij është i fundit në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.

Prokurori publik i Egjiptit të hënën ka paraqitur akuza të reja kundër Morsit për nxitje të dhunës.

Po ashtu, të hënën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti i Vëllazërisë Myslimane.(f.bujupi)
XS
SM
MD
LG