Ndërlidhjet

Japoni: Nga Fukushima kanë rrjedhur 300 tonë ujë radioaktiv


Pamje e centralit atomik Fukushima në Japoni
Pamje e centralit atomik Fukushima në Japoni
Operatori i centralit të dëmtuar atomik Fukushima në Japoni ka raportuar se afro 300 tonë ujë radioaktiv kanë rrjedhur nga një rezervoar.

Operatori Tokyo Electric Power Company (TEPCO) ka njoftuar sot se nuk është e qartë se si ka ndodhur rrjedhja, por me gjasë ajo ka depërtuar në tokë.

Kompania nuk beson se diçka ka rrjedhur në oqeanin e afërt, megjithë faktin se nga rrjedhjet e mëparshme është prekur edhe oqeani.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Masayuki Ono, tha se është formuar një pellg afër rezervoarit që ka rrjedhur, ndërsa niveli i rrezatimit nga pellgu është pesë herë më i lartë se kufizimi i ekspozimit vjetor të pranuar i punëtorëve në central.

Punonjësit po e thithin ujin me pompa jashtë pellgut dhe nga rezervoari që po rrjedh, duke e dërguar në një kontejner tjetër të depozitimit.

Reaktorët në centralin atomik Fukushima kanë pësuar dëmtime të mëdha pas goditjes nga tërmeti dhe cunami në muajin mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG