Ndërlidhjet

Taxhikistan: Filloi konferenca ndërkombëtare për ujin


Pamje nga kryeqyteti Dushanbe i Taxhikistanit
Pamje nga kryeqyteti Dushanbe i Taxhikistanit
Afro 900 përfaqësues nga më se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare, janë tubuar në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit, për konferencën ndërkombëtare dyditëshe për bashkëpunim për ujin.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, në hapje të konferencën theksoi se “aspekti ndërkufitar i bashkëpunimit për ujin luan rol qendror në garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Azinë Qendrore”.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2013 vit të bashkëpunimit për ujë, meqë “plotësimi i nevojave themelore njerëzore, për ambient, për zhvillim shoqëroro-ekonomik, dhe reduktim të varfërisë, në masë të madhe varet nga bashkëpunimi për ujë”.

Kombet e Bashkuara theksojnë se më shumë se gjysma e 276 lumenjëve ndërkombëtar në botë kanë mungesë të çfarëdo bashkëpunimi menaxhues.
XS
SM
MD
LG