Ndërlidhjet

Taxhikistan: Mbyllet kufiri me Afganistanin për shkak të kolerës


Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan
Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan
Taxhikistani e ka mbyllur përkohësisht kufirin e tij të përbashkët me provincën Badakhshan në Afganistan, për shkak të raporteve për përhapjen e kolerës në këtë provincë.

Zëdhënësi i njësisë kufitare të Taxhikistanit, Khushnud Rakhmatullev, u tha sot gazetarëve në kryeqytetin Dushanbe, se kufiri është mbyllur prej ditës së hënë.

Sipas tij, ky vendim është marrë në bazë të kërkesës së Ministrisë së shëndetësisë.

Azam Mirzoev nga kjo ministri tha se janë ndërmarrë masa speciale parandaluese në rajonet afër kufirit me Afganistanin.

Mediat në Taxhikistan dhe Rusi, javën e kaluar kanë raportuar se afro 1500 banorë të provincës Badakhshan në Afganistan janë diagnostikuar me sëmundjen e kolerës.

Sipas këtyre raporteve, një pacient ka vdekur, ndërsa afro 40 të tjerë janë në gjendje serioze shëndetësore.
XS
SM
MD
LG