Ndërlidhjet

Irak: Partitë kurde nga rajoni takohen në shtator


Pamje e qytetit Irbil në pjesën veriore të Irakut
Pamje e qytetit Irbil në pjesën veriore të Irakut
Zyrtarët kurdë në Irbil të Irakut thonë se në këtë qytet do të mbahet mbledhja e parë e të gjitha partive kurde në rajon. Ky takim do zë zhvillohet prej 15 e deri më 17 shtator.

Konferenca e quajtur “Kongresi i Parë Kombëtar Kurd” pritet t’i tuboj afro 600 delegatë nga më se 40 parti kurde në Irak, Turqi, Siri dhe Iran.

Të gjitha këto parti kanë shprehur dëshirën që eventualisht të unifikohen brenda një shteti të pavarur të quajtur “Kurdistan”.

Por, konsiderohet se rivalitetet dhe ideologjitë e ndryshme i kanë mbajtur ata të ndarë.

Organizuesit thonë se tubimi në Irbil nuk është përpjekje për krijimin e shtetit të pavarur kurd brenda rajonit.

Ata thonë se do të diskutohet e ardhmja e kurdëve në gjithë Lindjen e Mesme dhe si të përmirësohen raportet ndërmjet tyre.
XS
SM
MD
LG