Ndërlidhjet

Daçiq: Nëse në fletëvotime janë shenjat e Kosovës, nuk thërrasim në zgjedhje


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se Qeveria e Serbisë nuk do t'i ftojë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje, nëse në fletëvotime janë shenjat e Republikës së Kosovës.

Daçiq u shpjegua edhe për deklaratën e një dite më parë, lidhur me ndërrimet e fuksionarëve në Kosovë, që i emëron Qeveria e Serbisë.

“Kur dje kam folur për atë se askush nuk mund të kryejë funksion shtetëror, nuk kam menduar për serbët, të cilët janë të punësuar në shkolla, spitale dhe komuna”, sqaroi Daçiqi dhe shtoi se “kam folur për ata funksionarë, që i emëron Qeveria e Serbisë”.

Kryeministri Daçiq theksoi se më nuk pret që përfaqësuesit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të caktuara për 3 nëntor, por ata nuk janë serbët e vetëm që jetojnë atje.

“Politika, e cila nuk e respekton realitetin, nuk ka gjasë për sukses”, u shpreh Daçiq, duke shtuar se, “nuk do të jem kryeministër, i cili do të udhëheqë lufta paraprakisht të humbura”.
XS
SM
MD
LG