Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Izraeli e ka orkestruar përmbysjen e Morsit


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se e ka orkestruar përmbysjen e presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, nga ushtria më 3 korrik.

Në një takim të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, zoti Erdogan e shtroi pyetjen se “kush ka dorë në këtë” dhe u përgjigj “Izraeli”.

Ai pretendon se “ka dëshmi”, por e gjithë ajo që ka ofruar për ta mbështetur akuzën e vet, ishin komentet nga një ministër izraelit i drejtësisë në vitin 2011, në një forum në Francë.

Sips Erdoganit, ai ministër kishte thënë se Vëllazëria Myslimane e Egjiptit nuk do të ketë aftësi të mbetet në pushtet, edhe nëse fiton në zgjedhje.

Turqia e ka kritikuar ushtrinë e Egjiptit për goditje ndaj mbështetësve të Morsit, nga e cila, prej javës së kaluar, kanë mbetur të vrarë afro 900 njerëz.
XS
SM
MD
LG