Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi i BIK-ut ndërpret punimet


Foto nga arkivi, Prishtinë 2012

Foto nga arkivi, Prishtinë 2012

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndërprerë punimet me vendimin e kryetarit të këtij institucioni, Xhabir Hamiti, i cili ka thënë se ndërprerja ka ardhur si rezultat i përpjekjeve për të vënë në rend dite, një ndryshim në Kushtetutën e Bashkësisë Islame.

Ky ndryshim thuhet se do t’i paraprinte zgjedhjeve që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj Bashkësie.

Zoti Hamiti është deklaruar se është kandidat për këtë post, kundruall myftiut Naim Tërnava, të cilit, me Kushtetutën aktuale të BIK-ut, pa ndryshimet e propozuara, nuk i lejohet të zgjidhet përtej dy mandateve.

Kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamiti, ka deklaruar se çështja është lënë të zgjidhet në takimet tjera.
XS
SM
MD
LG