Ndërlidhjet

Hoxhaj: Njohja nga Izraeli do ndikonte në stabilitetin e rajonit


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me Unionin Evropian Hebre, 20 gusht 2013
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me Unionin Evropian Hebre, 20 gusht 2013
Njohja e Kosovës nga Izraeli do të ishte në shërbim të stabilitetit të rajonit ka thënë kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj gjatë takimit me përfaqësues të Unionit Evropian Hebraik.

Ky i fundit gjatë qëndrimit në Kosovë po përfaqësohet nga kryeshefi ekzekutiv i saj, Tomer Orni.

Ministri i jashtëm, Hoxhaj sipas një njoftimi të MPJ-së së Kosovës “ka shprehur mirënjohje për diasporën hebraike në Evropë dhe në SHBA, për mbështetjen e madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Hoxhaj, sipas kësaj komunikate thënë: “Populli i Kosovës e ka jetësuar aspiratën e tij për shtet të pavarur me mbështetje dhe vullnet të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç është krijuar edhe shteti i Izraelit në bazë të vullnetit ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore”, tha Hoxhaj, duke shtuar se njohja e Kosovës nga Izraeli do të ishte në shërbim të fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe paqes e stabilitetit afatgjatë në rajon e më gjerë”.

Kryeshefi ekzekutiv i Unionit Evropian Hebraik, Tomer Orni, e vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e këtij unioni për Kosovën.
XS
SM
MD
LG