Ndërlidhjet

logo-print

Greenwald: Raportimi im tash e tutje do jetë agresiv


Fotografi arkivi e gazetarit, Glen Greenwald

Fotografi arkivi e gazetarit, Glen Greenwald

Gazetari Glen Greenwald i cili i pari raportoi për programin sekret amerikan të vëzhgimit ka thënë se tash e tutje do të jetë shumë me agresiv në raportimet e tij.

Reagimi i Greenwald ka të bëjë me ndalimin e partnerit të tij Brazilian, David Miranda nga autoritetet britanike për nëntë orë, të hënën.

"Unë tash e tutje do të jem shumë me agresiv në raportimet e mia. Unë do të publikojë shumë më shumë dokumente. Do të publikojë dokumente edhe për Anglinë gjithashtu. Unë kam shumë dokumente për sistemin e spiunazhit të Anglisë”, ka thënë Greenëald.

Ministri britanik për polici dhe drejtësi, Damian Green ka thënë se ndalimi i partnerit të gazetarit është bërë sipas ligjit britanik kundër terrorizmit.

"Policia ka vepruar sipas ligjit. Ligji ekziston që të na mbrojë neve nga çdo gjë që e rrit rrezikun e terrorizmit”, ka thënë Green.

Ndërkaq, ministri i jashtëm Brazilian, Antonio Patriota, duke folur për gazetarëve në Rio de Janiero ka thënë:

"Ne e konsiderojmë të padrejtë, këtë ndalim nëntë orësh në bazë të një ligji që aplikohet ndaj personave me lidhje të mundshme terroriste. Ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë prap ndërsa këtë mesazh do ja përcjell edhe sekretarit të jashtëm britanik, William Hague”, ka thënë kryediplomati Brazilian, Patriota.
XS
SM
MD
LG