Ndërlidhjet

Reuters: Chelsea sërish do përpiqet ta blejë Rooney


Fotografi arkivi e sulmuesit të Manchester United
Fotografi arkivi e sulmuesit të Manchester United
Menaxheri i klubit britanik, Chelsea, Jose Mourinho e ka një plan të dytë në rast se dështon qëllimi i tij kryesor, blerja e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, raporton Reuters.

Transferet në futbollin britanik janë të lejueshme deri më 2 shtator.

Deri më tash janë refuzuar dy oferta të bëra nga Chelsea për Rooney, por pas fitores ndaj Hull City, Mourinho la të kuptojë se do të bëhet edhe një përpjekje e tretë.

“Ne kemi planet B dhe C” ka thënë portugezi në një konferencë me gazetarë pak para ndeshjes kundër Aston Villës në kuadër të Premier Ligës.

“Mos më pyesni për emra sepse është e vështirë të flitet për lojtarë të klubeve të tjera. Ne kemi kushtet që të bëjmë përpjekje për të përmirësuar ekipin tonë duke marrë më shumë lojtarë dhe ne këtë do të provojmë ta bëjmë deri në fund”, ka thënë më tutje Mourinho.
XS
SM
MD
LG