Ndërlidhjet

Ndërron jetë shkrimtari amerikan, Elmore Leonard


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Autori amerikan, Elmore Leonard i cili ka publikuar rreth 50 novela me ngjarje me krime e policë, ka vdekur të martën, disa javë pas një sulmi, raporton Reuters.

Ai ka qenë 87 vjeç.

“Elmore ka ndërruar jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij pranë familjës së tij të dashur”, thuhet në një deklaratë që është publikuar në faqen e tij të internetit.

Nuk janë dhënë detajë të tjera.

Leonard, i cili fillimisht ka shkruar libra të zhanrit western, e ka përjetuar një sulm në zemër më 29 korrik.

Autori amerikan suksesin e parë të madhë e ka arritur në vitin 1985 me botimin e “Glitz”.

Librat e tij të radhës që përfshinë, “Get Shorty”, “Out of Sight”, “Killshot”, “Bandits” dhe “Freaky Deaky”, janë publikuar çdo një vit e gjysmë dhe që të gjithë janë bërë best-seller.

Libri i 47-të i Leonard, “Blue Dreams” pritet të publikohet gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG