Ndërlidhjet

Reuters: Kujdes nga faturat në Venedik


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Agjencia e lajmeve, Reuters ka publikuar një lajm ku paralajmëron njerëzit që të kenë kujdes se ku e pijnë kafenë nëse e vizitojnë qytetin italian, Venedik.

“Turistë që shkoni në Venedik kujdes dhe siguroheni se po e lexoni këtë. Të gjithë e dijnë që qyteti lagunë mund të jetë i shtrenjtë, por shtatë turistë nga Roma janë përballur me një befasi të idhët kur pasi kanë pirë katër kafe dhe tre likerë në një kafe barë e kanë parë faturën që ka tejkaluar 100 euro”, shkruan Reuters.

Kjo agjenci e lajmeve nuk ka treguar se kush janë turistët, por vetëm ka bërë këtë paralajmërim në kuadër të lajmeve të “rastësishme”.
XS
SM
MD
LG