Ndërlidhjet

AP: SHBA-të e ndalojnë përkohësisht ndihmën për Egjiptin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një këshilltar i Senatit amerikan ka thënë se administrata e Obamës e ka ndaluar ndihmën ushtarake për Egjiptin.

David Carle, ndihmësi i Senatorit, Patrick Leahy, është cituar nga Associated Press të ketë thënë se një paneli i Senatit amerikan për marrëdhënie me jashtë është informuar se “transferi i ndihmës ushtarake për Egjiptin është ndaluar”.

Ai ka thënë se suspendimi reflekton “praktikat aktuale” të administratës, “e jo domosdoshmërisht politikat zyrtare”.

Ai ka thënë se nuk ka indikacione se sa do të zgjasë kjo ndalesë.

Administrata e Obamës ka thënë se është duke e rishikuar ndihmesën amerikane ndaj Egjiptit si reagim ndaj heqjes nga pushteti të liderit islamik, Muhammad Morsi dhe shtypjes së protestave të përkrahësve të tij.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka marrë ndonjë vendim final për këtë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki ka thënë se Washingtoni ende nuk e ka dërguar ndihmën prej 585 milionë dollarëve për vitin 2013.

Kjo shumë është gati gjysma e ndihmës ushtarake amerikane që ja jep çdo vit Egjiptit.
XS
SM
MD
LG