Ndërlidhjet

AP: Persie më i miri nga lojtarët, Barcelona nga klubet


Fotografi arkivi e lojtarit të Manchester United dhe kombëtares së Holandës, Robin van Persie
Fotografi arkivi e lojtarit të Manchester United dhe kombëtares së Holandës, Robin van Persie
Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press ka publikuar listën e futbollistëve dhe klubeve më të mira të javës sipas një sondazhi global që e publikon çdo javë.

Sipas këtij sondazhi të AP-së, këtë javë lojtari më i mirë ka qenë Robin van Persie i cili ja ka marrë këtë pozitë nga java e kaluar, Lionel Messit.

Të dy lojtarët kanë shënuar nga dy herë, mirëpo goditja akrobatike në ajër i Persit thuhet në raportin e Associated Press dhe goli prej një largësie të madhe gjatë fitores 4:1 të Manchester United ndaj Swansea i ka dhënë pozitën e parë holandezit kundrejt argjentinasit, Messi.

Në sondazh thuhet se Persi kishte pesë vota më shumë se Messi.

Lojtari i Monakos, Emmanuel Riviere, i cili e ka shënuar het trikun e parë në karrierën e tij gjatë fitores së Monakos, 4:1 ndaj Montpellier, në ligën franceze, ka dal i treti në sondazh.

Mesfushori i Bareclonës, Cesc Fabgregas ka dal i katërti.

Ekipi i Barcelonës ka dal ekipi më i mirë gjatë javës përballë Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Monaco me 221 pikë nga 230 sa jepen maksimalisht.
XS
SM
MD
LG