Ndërlidhjet

Pas 21 vjetësh, një organizatë humanitare e viziton Korenë e Veriut


Udhëheqësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer (Ilustrim)
Udhëheqësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer (Ilustrim)
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka arritur në kryeqytetin e Koresë së Veriut, në vizitën e parë nga udhëheqësi i agjencisë humanitare në 21 vjet.

Kjo agjenci ka thënë të martën se Peter Maurer do të diskutojë ribashkimin e familjeve koreane që janë ndarë gjatë luftës dhe çështje të tjera humanitare.

Pas vizitës tre ditore në Korenë Veriore, Maurer do të udhëtojë drejt Koresë Jugore.

Rreth 72 mijë koreano jugorë që janë ndarë familjet e tyre, përafërsisht gjysma e tyre të moshës mbi 80 vjeç, janë ende gjallë dhe presin për mundësitë e bashkimit më të afërmit e tyre.

Ndarja ka ndodhur gjatë luftës që filloi më 1950 dhe përfundoi me 1953.

Ribashkimi që mbahet në Korenë Veriore përfshinë disa qindra koreano jugorë.

Ribashkimi i fundit ka ndodhur në vitin 2010, pas të cilit programi ishte suspenduar.
XS
SM
MD
LG