Ndërlidhjet

Masa e dënimit për Manning publikohet të mërkuren


Fotografi arkivi e Bradley Manning

Fotografi arkivi e Bradley Manning

Një gjykatëse ushtarake amerikane ka thënë se ajo do e bëjë publik vendimin përfundimtar për masën e dënimit për Bradley Manning, ushtaraku amerikan i cili i dha faqes së internetit, Wikileaks dokumente sekrete të shtetit të tij.

Gjykatësja, kolonel Denise Lind, e ka konfirmuar lajmin gjatë procesit që u zhvillua të martën duke thënë se vendimi do jetë i gatshëm një ditë më vonë.

Prokurorët ushtarakë kanë kërkuar dënimin e Manning me 60 vjet burg duke thënë se dënimi do të ishte edhe si mesazh për cilindo ushtar në të ardhmen nëse do të donte të vjedhë dokumente sekrete.

Mirëpo avokati kryesor i Manning, David Coombs ka thënë se klienti i tij ka shprehur keqardhje për veprimin e tij, ka bashkëpunuar me gjykatën dhe e meriton shansin që një ditë të krijojë familje dhe më vonë edhe të lirohet.
XS
SM
MD
LG