Ndërlidhjet

Kurdët e Irakut vendosin kuota sa sirianë të lejohen të kalojnë kufirin


Fotografi arkivi e refugjatëve sirianë

Fotografi arkivi e refugjatëve sirianë

Agjencitë humanitare kanë thënë se qeveria rajonale kurde e Irakut ka vendosur një kuotë prej 3 mijë refugjatëve sirianë që do t’i lejojë të hyjnë në territorin e kontrolluar nga ata.

Në këtë mënyrë autoritetet e kësaj zone të Irakut duan të përballen me numrin çdo herë në rritje të refugjatëve që e kalojnë kufirin nga Siria duke u larguar nga konflikti dy vjeçar në këtë shtet.

Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR ka thënë se rreth 30 mijë refugjatë, kryesisht kurdë të Sirisë kanë vërshuar drejt Irakut nga e enjta.


Kurdët e Sirisë i frikësohen sulmeve nga grupe të ndryshme rebele që përfshinë edhe Frontin Al Nusra, një grup militant islamik me lidhje me Al Kaedën.

UNHCR vlerëson se gati 2 milionë banorë të Sirisë janë larguar nga ky shtet përgjatë konfliktit në mes të grupeve të armatosura dhe forcave të regjimit të presidentit, Bashar al Assad.
XS
SM
MD
LG