Ndërlidhjet

Së paku 10 të vrarë nga sulmet në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Shpërthimet me bomba në tre qytete jugore të Irakut kanë vrarë së paku 10 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Policia thotë se sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në Amara, ku makina bombë ka shpërthyer në një zonë tregtare, duke vrarë katër civilë dhe plagosur 42 të tjerë.

Javën e kaluar, kryeministri Nuri Al-Maliki është zotuar se do të vazhdojë operacionet kundër kryengritësve sunitë, të cilët i ka përshkruar si “terroristë”.

Në muajt e fundit, në Irak ka pasur rritje të dhunës sektare midis pakicës sunite dhe shumicës shiite.

Kombet e Bashkuara thonë se 1,057 njetëz janë vrarë në korrik, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës në më shumë se pesë vjet.
XS
SM
MD
LG