Ndërlidhjet

Ligjvënësit çekë shpërbëjnë parlamentin


Parlamenti i Çekisë
Parlamenti i Çekisë
Ligjvënësit çekë kanë votuar për shpërbërjen e parlamentit, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Ky hap i jep fund krizës politike, të shkaktuar në qershor, nga kolapsi i qeverisë së qendrës së djathtë për shkak të korrupsionit.

Në votimin e së martës, 140 ligjvënës nga 200 sa ka Dhoma e Ulët kanë mbështetur propozimin për shpërbërje të parlamentit, i cili është paraqitur nga tri partitë më të mëdha politike.

Presidenti Millosh Zeman tani duhet të miratojë formalisht shpërbërjen dhe të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 60 ditësh.

Ai tashmë ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 25-26 tetor, ndërkohë që zgjedhjet e rregullta kanë qenë të planifikuara për maj të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG