Ndërlidhjet

logo-print

Merkel vizitoi një ish-kamp nazist


Angela Merkel në Dachau.

Angela Merkel në Dachau.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar mbetjet e kampit nazist të përqendrimit Dachau, në jug të Gjermanisë.

Në këtë kamp, nazistët kanë vrarë mbi 43,000 njerëz, nga viti 1933 deri më 1945.

Vizita e Merkelit të martën mbrëma ka qenë e para nga një kancelar gjerman në Dachau.

Ajo ka thënë se ka shkuar atje me ndjenjë të turpit dhe dëshpërimit.

“Ajo çfarë ka ndodhur në kampet e përqendrimit ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakuptueshme”, ka thënë Merkel.

Të shtunën, kancerlarja gjermane ka thënë se anti-semitizmi dhe racizmi mbeten kërcënime për demokracinë në Evropë.
XS
SM
MD
LG