Ndërlidhjet

Manning në pritje të dënimit


Bradley Manning
Bradley Manning
Ushtari amerikan, i shpallur fajtor për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, do të dënohet sot nga një gjykatë ushtarake.

Bradley Manning është shpallur fajtor për 20 akuza, përfshirë ato për spiunazh dhe vjedhje, por jo edhe për akuzën më të rëndë, që është ndihmë armikut.

Manning mund të përballet me 90 vjet burgim, ndonëse prokurorët kanë kërkuar 60 vjet për të.

Dokumentet e nxjerra nga ai janë publikuar në ueb-faqen WikiLeaks. Rrjedhja e tyre ka ndodhur derisa Manning ka punuar si analist i inteligjencës në Irak, më 2010.
XS
SM
MD
LG