Ndërlidhjet

Moor viziton sot Beogradin


Jonathan Moore
Jonathan Moore
Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moor, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Beograd.

Sipas agjencisë Tanjug, Moor do të takojë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Në takim me palën serbe do të bisedohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, të vrarë në Serbi pas mbarimit të luftës në Kosovë, më 1999.
XS
SM
MD
LG