Ndërlidhjet

Vriten nëntë militantë në Dagestan


Dagestan

Dagestan

Forcat e sigurisë në Dagestan kanë vrarë nëntë militantë, përfshirë një kryekomandant të tyre, në qytetin Buinaksk.

Komiteti Anti-terrorist i Rusisë ka thënë se militantët janë vrarë gjatë një bastisjeje në një shtëpi, ditën e martë.

Bammatkhan Sheikhov, udhëheqësi i grupit, është në mesin e të vrarëve.

Zyrtarë të Komitetit Anti-Terrorist kanë thënë se grupi ka qenë i përfshirë në disa vrasje, përfshirë edhe atë të imamit të xhamisë kryesore në Buinaksk, vitin e kaluar.

Dagestani është bërë epiqendër e një kryengritjeje islamike, e cila është përhapur nëpër rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, pas dy luftërave separatiste në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG