Ndërlidhjet

Rusia heq inspektimet shtesë ndaj Ukrainës


Prodhime të Ukrainës
Prodhime të Ukrainës
Qeveria e Ukrainës ka thënë se Rusia ka hequr dorë nga inspektimet e shtuara doganore mbi importet ukrainase, vetëm disa ditë pasi ka nisur aplikimin e tyre.

Politikanët ukrainas kanë thënë se kontrollet e mundimshme kanë qenë përpjekje e Moskës për ta bërë Kievin që të zmbrapset nga një marrëveshje e tregtiesë së lirë me Bashkimin Evropian.

Një zëdhënëse e Ministrisë së të Hyrave të Ukrainës ka thënë se Rusia “na ka siguruar se procedurat shtesë të kontrollit doganor nuk do të zbatohen”.

Zyrtarë në Shërbimin Doganor të Rusisë nuk kanë dhënë deklarata.

Rusia e ka bërë të qartë se do që Ukraina t’i bashkohet Unionit Doganor të ish-shteteve sovjetike dhe jo të nënshkruajë marrëveshje asociimi me BE-në, të cilën Kievi shpreson ta bëjë në muajin nëntor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Viktor Yanukovych, kanë folur me telefon në lidhje me problemin, por nuk kanë bërë publike detaje të bisedës.
XS
SM
MD
LG