Ndërlidhjet

Interesim i madh për Kupën e Botës


Ilustrim

Ilustrim

Vetëm në shtatë orët e para të shitjes publike të biletave për Kampionatin Botëror të Futbollit janë bërë mbi 1 milion kërkesa për blerjen e tyre.

Faza e parë e shitjeve për turneun e vitit të ardhshëm do të vazhdojë deri më 10 tetor.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka thënë se kërkesat janë bërë për lojëra të ndryshme dhe shumica e tyre kanë ardhur nga Brazili, Argjentina, Shtetet e Bashkuara, Kili dhe Anglia.

Çmimet e biletave për finale sillen nga 440 deri në 990 dollarë, ndërsa për ndeshjet e grupeve nga 90 deri në 175 dollarë.

Kampionati Botëror i Futbollit do të mbahet në Brazil.
XS
SM
MD
LG