Ndërlidhjet

logo-print

Takimi Thaçi-Daçiq më 27 gusht


Foto arkivi

Foto arkivi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në lidhje me takimin e radhës.

“Takimi i ardhshëm do të mbahet të martën, më 27 gusht, në Bruksel. Përfaqësuesja e Lartë dhe kryeministrat do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e marrëveshjes së prillit, bazuar në planin e miratuar nga të dyja palët”, thuhet në njoftimin që ka dërguar kabineti i baroneshës Ashton.

Thaçi dhe Daçiq kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë më 19 prill.
XS
SM
MD
LG