Ndërlidhjet

Izraeli parasheh “vendime dramatike” me palestinezët


Kryenegociatorja e Izraelit, Tzipi Livni.

Kryenegociatorja e Izraelit, Tzipi Livni.

Kryenegociatorja e Izraelit ka thënë se shteti hebre do të bëjë “vendime dramatike” për të arritur marrëveshje paqeje me palestinezët.

Megjithatë, Tzipi Livni ka thënë se së paku një partner i koalicionit të djathtë të Izraelit kundërshton krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit.

Duke folur për mediat lokale, ajo ka refuzuar të komentojë negociatat, duke thënë se mbajtja e tyre larg nga mediat ka për qëllim të ndërtojë besimin midis dy palëve.

Burime izraelite dhe palestineze kanë thënë se negociatorët kanë mbajtur një rreth të ri bisedimesh të martën në Jerusalem.

Bisedimet janë ndërprerë në vitin 2008 dhe kanë ngecur deri më tani, kryesisht për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG