Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon kryeministrin indian në shtator


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë muajin e ardhshëm kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh.

Këshilltarja për siguri kombëtare e presidentit ka bërë publike planet për takimin e 27 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

India është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për të qetësuar tensionet me Pakistanin. SHBA ka për qëllim që të stabilizojë rajonin, në kohën kur forcat e huaja përgatiten të lënë Afganistanin.

Edhe nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, edhe sekretari i shtetit, John Kerry, kanë vizituar së fundmi Nju Delhin për të diskutuar rreth Afganistanit.
XS
SM
MD
LG