Ndërlidhjet

Malejzi: Së paku 10 të vdekur pas aksidentit me autobus


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku 10 trupa janë nxjerrë nga një autobus i cili të mërkurën ka rënë në humnerë në afërsi të një maje mali në një zonë turistike të Malejzisë.

E përditshmja e këtij vendi, "Utusan Malaysia" ka raportuar se 15 persona të tjerë janë dërguar në spital pas aksidentit në një rrëpirë dhe një rrugë dredha-dredha që të çon deri te zona turistike.

Njoftimi i shkurtër i kësaj gazete nuk ka dhënë detaje të tjera rreth aksidentit.
XS
SM
MD
LG