Ndërlidhjet

logo-print

Benedikti: Zoti më tha të jap dorëheqje


Fotografi arkivi e ish Papa Benediktit (në të djathtë) dhe udhëheqësit aktual të Vatikanit, Papa Françesku

Fotografi arkivi e ish Papa Benediktit (në të djathtë) dhe udhëheqësit aktual të Vatikanit, Papa Françesku

Ish Papa Benedikti ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje pasi “Zoti i ka thënë ta bëjë këtë” gjatë asaj që ai e quajti “pervojë mistike”, raporton një agjenci e lajmeve katolike.

Benedikti, titulli formal i të cilit tash është Papa Emeritus, kishte habitur të gjithë me dorëheqjen e tij më 11 shkurt dhe më 28 shkurt u bë papa i parë që jep dorëheqje në 600 vjet.

“Zoti më tha ta bëjë”, agjencia e lajmeve, Zenith e ka cituar Benediktin t’i ketë thënë një vizitori të një manastiri në kopshtin e Vatikanit ku ai është duke kaluar ditët e pensionimit, pothuajse në izolim të plotë.

Sipas kësaj agjencie, Benedikti i ka thënë vizitorit të tij, i cili ka kërkuar që të mbetët anonim, se Zoti nuk i ka folur atij këtë në një vizion, por në atë që ish papa e ka quajtur “përvojë mistike”.

Sipas mediave italiane, vendimi i Benediktit që të jap dorëheqje është ndikuar nga disa skandale që i kanë karakterizuar tetët vitet e tij papnore, duke përfshirë edhe arrestimin e shërbyesit të tij personal për dhënien e dokumenteve private mediave, dokumente këto që tregonin për korrupcionin në Vatikan.

Ai u pasua nga Papa Françesku, ish kardinali Jorge Mario Begoglio i Argjentinës, i cili është papa i parë jo evropian i zgjedhur në 1300 vjet.

Sipas agjencisë me bazë në Romë, Zenith, Benedikti i ka thënë vizitorit të tij se sa më shumë që ai po e vëzhgon mënyrën se si Françesku po i kryen detyrat e tij papnore, më shumë po bindet se zgjedhja ka qenë “e dëshiruar nga Zoti”.

Të dielën e kaluar, Benedikti ka kaluar disa ditë në një zonë verore që i takon Vatikanit në Kështjellën Gandolfo, në jug të Romës, që t’i ik nxehtësisë së madhe të kryeqytetit.

Vizita lë të kuptojë se shëndeti i 86 vjeçarit është mjaft i mirë derisa ai ka mundur që të udhëtojë.

Së fundi ka pasur raportime të mediave se prej dorëheqjes, shëndeti i Benediktit është përkeqësuar dramatikisht.
XS
SM
MD
LG