Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi në shkollën amerikane përfundon pa të lënduar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Dy persona që janë përballur me një person të armatosur i cili akuzohet se ka hapur zjarr në një shkollë amerikane kanë deklaruar se ai ju ka thënë që po e bënë sulmin pasi nuk i ka marrë ilaqet.

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press megjithatë raporton se motivi i sakt për këtë ngjarje mbetët i paqartë.

Antoinette Tuff, kontabiliste e Akademisë Ronald E. McNair, i ka thënë televizionit ABC, të mërkurën se i dyshuari i ka thënë asaj se ai nuk i ka marrë ilaqet.

Ajo ka deklaruar se personi në fjalë i ka thënë asaj se ai do të vdesë, së bashku me oficerët policorë.

Raportohet se Tuff ka qenë ajo e cila ka arritur që ta qetësojë të dyshuarin për sulm dhe më pas e ka bindur që të dorëzohet.

Gjatë këtij incidenti, askush nuk është lënduar.

Hetuesi T.L. Wortham, i ka thënë një televizioni tjetër amerikan se derisa oficerët po e arrestonin të dyshuarin, ai ka thënë: “më falni, unë nuk i kam marrë ilaqet”.

Autoritetet thonë se 20 vjeçari, Michael Brandon Hill përballet me disa akuza, duke e përfshirë edhe atë për sulm ndaj oficerit policor dhe bërja e kërcënimeve terroriste.
XS
SM
MD
LG