Ndërlidhjet

Ashton, Hague dhe Westerwelle për Egjiptin


Fotografi arkivi e Baroneshës Ashton duke biseduar me sekretarin britanik, William Hague, në Bruksel

Fotografi arkivi e Baroneshës Ashton duke biseduar me sekretarin britanik, William Hague, në Bruksel

Para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, disa prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm të këtij takimi janë deklaruar për situatën në Egjipt.

Një nga ta, shefja për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka thënë: “ne jemi ekstremisht të shqetësuar dhe merakosur për nivelin e dhunës në Egjipt. Ne e kemi dënuar dhunën, ne i dënojmë aktet e terrorizmit. Ne sot po takohemi për të pasur biseden politike rreth asaj se si do të reagoj Bashkimi Evropian dhe si do të vazhdojmë tutje, ashtu siç e kam thënë edhe më parë, në dëhsirën tonë për të përkrahur popullin e Egjiptit”.

Para gazetarëve në Bruksel ka folur edhe sekretari i jashtëm britanik, Ëilliam Hague, i cili ka thënë se “ne duhet që të ruajmë besimin me shumicën e popullit të Egjiptit që dëshiron të jetë stabil, demokratik dhe të jetojnë në një vend të prosperuar për vetën e tyre, dhe kjo nënkupton se ne nuk duhet bërë asgjë që do t’i lëndonte ata apo që do të ndalonte përkrahjen për ta”.

Ndërkaq kryediplomati gjerman, Guido Westerwelle para takimit të sotëm të BE-së ka thënë se “pas asaj që kemi parë, të vazhdosh më tutje duke menduar se asgjë nuk ka ndodhur nuk mundemi. Por në anën tjetër, është e rëndësishme për të vëzhguar hapat e ardhshëm dhe vendimet e ardhshme”.
XS
SM
MD
LG