Ndërlidhjet

May arsyeton vendimet e qeverisë britanike ndaj Guardian


Fotografi arkivi e Sekretares për Çështje të Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May

Fotografi arkivi e Sekretares për Çështje të Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May

Sekretarja për Çështje të Brendshme të Britanisë së Madhe, Theresa May e ka mbrojtur të mëkurën vendimin që e ka urdhëruar gazetën, The Guardian për të dorëzuar dokumente sekrete që kanë të bëjnë me programet e vëzhgimit të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

May ka thënë se është e përshtatshme për zyrtarë të lartë që përfshinë edhe Sekretarin e Kabinetit, Jeremy Heywood që të përfshihet në përpjekjet për të ndaluar mediat që të publikojnë sekrete që u janë dhënë nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Disa burime i kanë thënë Reuters të mërkurën se kryeministri britanik, David Cameron e ka urdhëruar Heëood që ta kontaktojë gazetën për të bërë përpjekje për të ndaluar publikimin e të dhënave sekrete.

“Unë mendoj që çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare adresohen në mënyrën e duhur në një nivel të përshtatshëm brenda qeverisë dhe nuk befasohem kur dikush në nivel të lartë qeverisës përfshihet në këtë çështje të veçantë”, i ka thënë BBC-së, May.
XS
SM
MD
LG