Ndërlidhjet

Gjykata në Kajro vendos për lirim të kushtëzuar të Mubarakut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Televizioni shtetëror ka raportuar se një gjykatë në Kajro ka urdhëruar lirimin e kushtëzuar të ish presidentit Hosni Mubarak.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dhe kur ai do të lihet i lirë, sepse prokuroria ende ka mundësi që ta apelojë vendimin e të mërkurës.

Vendimi ka të bëjë me një rast në të cilin Mubarak ka qenë i akuzuar për pranimin e dhuratave nga kompani shtetërore.

Gjykatat tashmë e kanë urdhëruar lirimin e tij të kushtëzuar në tri raste të tjera që prej muajit prill.

Rastet kishin akuza që përfshinin dyshimet për korrupcion dhe vrasjet e protestuesve që e kërkonin dorëheqjen e tij në shkurt të vitit 2012, protesta ato që e hoqen atë nga pushteti.
XS
SM
MD
LG