Ndërlidhjet

logo-print
Një tërmet i magnitudës 6.0 dhe lëvizjet pasuese të tokës e kanë tronditur Meksikën të mërkurën, duke nxitur evakuimin nga ndërtesat e kryeqytetit dhe hotelet në bregdetin e paqësorit në Acapulco.

Autoritetet kanë thënë se dy dridhje të tokës nuk kanë shkaktuar dëme të menjëhershme.

Tërmeti ka ndodhur në kohën kur njerëzit ishin duke dal në punë dhe fëmijët në shkollë, ndërsa epiqendra ka qenë 17 km në perëndim të qytetit San Marko në shtetin jugor të Guerrero, njofton Qendra Seizmologjike Kombëtare.

Paralajmërimi për tërmet ishte aktivizuar në qytetin e Meksikos derisa qindra njerëz janë evakuar nga ndërtesat dhe autoritet kanë vëzhguar qytetin për ndonjë dëm apo të lënduar.
XS
SM
MD
LG