Ndërlidhjet

logo-print

Manning dënohet me 35 vjet burg


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtari amerikan, Bradley Manning është dënuar me 35 vjet burg të mërkurën për dhënien e dokumenteve sekrete faqes së internetit, Wikileaks, në atë që konsiderohet si shkelja më e madhe e të dhënave sekrete në historinë amerikane.

Gjykatësja ushtarake, kolonel Denise Lind e cila muajin e kaluar e ka shpallur fajtor Manning në 20 pika të akuzës për spiunim dhe vjedhje, mund ta dënonte atë deri me 90 vjet burg, edhepse prokurorët patën kërkuar vetëm 60 vjet.

Manning do të përjashtohet pandershmërisht nga ushtria amerikane dhe do të konfiskojë disa nga pagat e tij, ka thënë Lind.
XS
SM
MD
LG