Ndërlidhjet

BE e dënon atë që dyshohet se është sulm kimik në Siri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Bashkimi Evropian e ka dënuar atë që dyshohet se është përdorim i armëve kimike nga forcat e qeverisë siriane si “tërësisht të pa-pranueshme”, duke kërkuar hetim të menjëhershëm.

Mirëpo ministria e jashtme ruse përmes një deklarate ka thënë se njoftimi mund të jetë “një provokim”.

Grupi kryesor opozitar sirian ka thënë se forcat qeveritare kanë vrarë rreth 1300 njerëz në sulmin me armë kimike në periferi të Damaskut.

Qeveria siriane dhe ushtria e kanë hedhur poshtë akuzën se kanë përdorur armë kimike të mërkurën kundër zonave që kontrollohen nga rebelët në Damaskë.

Videot e postuara në internet shfaqin viktimat e këtyre sulmeve, më sakt trupa të vdekur në tokë pa shenja të dukshme të lëndimeve.
XS
SM
MD
LG