Ndërlidhjet

logo-print

Hamburg përjashton për një ndeshje Aogon dhe Rincon


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ekipi i Hamburgut ka larguar dy mesfushor, Dennis Aogo dhe Tomas Rincon nga skuadra për ndshjen e radhës në kuadër të Bundesligës gjermane, ndeshje kjo kundër Hertha Berlin, sepse ata kanë shfrytëzuar dy ditë të lira nga stërvitjet për një udhëtim në Majorka të Spanjës.

Pushimi i tyre i shkurtër në ishullin spanjoll është bërë pas humbjes së ekipit të tyre 5:1 në ndeshjen përballë Hoffenheim.

Trajneri i Hamburg SV, Thorsten Fink ju kishte dhënë lojtarëve dy ditë pushim pas humbjes të së shtunës.

Mirëpo trajneri ka thënë se pushimi nuk ishte që “të fluturosh drejt Majorës, por që secili të mendohet se si mund të përmirësohet”.

Hamburg ka arritur të marrë vetëm një pikë nga dy ndeshje të deritashme, dhe shumë ekspertë e shohin këtë ekip në rrezik për këtë sezon.
XS
SM
MD
LG