Ndërlidhjet

Ellsberg: Manning është viktimë e një lufte te gabuar


Fotografi arkivi e Daniel Ellsberg i cili në vitin 1971 i ka dhënë gazetës, The New York Times, dokumente sekrete të Pentagonit

Fotografi arkivi e Daniel Ellsberg i cili në vitin 1971 i ka dhënë gazetës, The New York Times, dokumente sekrete të Pentagonit

Një nga personat më të famshëm në historinë amerikane që ka zbuluar dokumente sekrete për mediat e këtij vendi, ka thënë se Bradley Manning i cili i dha Wikileaks mijëra dokumente sekrete është “një viktimë më shumë e një lufte të tmerrshme dhe të gabueshme”.

Sipas Daniel Ellsberg, Manning nuk e meriton asnjë ditë burg.

Ellsberg është analisti i mbrojtjes i cili në vitin 1971 ju kishte dhënë The New York Times dhe gazetave të tjera, historinë sekrete të përfshirjes së SHBA-ve në Vietnam.

Manning sot është dënuar me 35 vjet burg pasi ka dhënë mijëra dokumente sekrete diplomatike dhe ushtarake faqes së internetit, Wikileaks.

Ellsberg i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press përmes telefonit se Manning gjithmonë do të jetë një inspirim i kurajos civile dhe morale për ata që e thonë të vërtetën.

Kërkesën e prokurorëve për dënimin e Manning me 60 vjet burg, Ellsberg e ka quajtur kërkesë “të ligë”, por ka vlerësuar se vendimi i gjykatëses ka qenë më i mirë.
XS
SM
MD
LG